Portieri David De Gea, është pa skuadër nga muaji qershor, kur vendosi të largohej nga Manchester United.
Spanjollit i përfundoi kontrata dhe palët vendosën të mos e rinovojnë. Tashmë lojtari është në kërkim të një skuadre të re dhe mund ta shikojmë sërish në La Liga.
Sipas raportimeve të fundit, interes për portierin kanë shfaqur dy klube spanjolle, Real Betis dhe Valencia.
32-vjeçari qëndron në pritje, për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme për të ardhmen e tij.



