Shkëmbi i kënaqet pikëve, por jo lojës: Duam fitoren ndaj Teutës, nuk i druhemi gjykimit

Shkëmbi i kënaqet pikëve, por jo lojës: Duam fitoren ndaj Teutës, nuk i druhemi gjykimit

Dinamo do të përballet ditën e nesërme me Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Abissnet Superiore. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i bluve, Bledi Shkëmbi. Ky i fundit vlerësoi kundërshtarin, por tha më tej se Dinamo luan gjithmonë për fitore. Gjithashtu ai shtoi se është i lumtur me pikët e marra deri tani, por jo me lojën e skuadrës.

Çdo humbje nuk përjetohet mirë, por një humbje në Kupë me ndeshje kthimi, nuk mendoj se do ta kemi probleme. Këtë gjë do ta tregojmë në fushën e lojës. Përballë tani kemi kampionët, kundërshtar që meriton respekt, por ne jemi Dinamo dhe nuk do të ndryshojmë, por do të kërkojmë të fitojmë pavarësisht ndaj çdo kundërshtari që luajmë.

Shpresoj që asi nën mëngë të jenë futbollistët në fushë. Çdo skuadër ka lojtarë që bëjnë diferencën dhe unë shpresoj ta kemi nesër këtë lojtar dhe skuadra të jetë në formë. Ekipet që dalin kampion kanë pak pika të dobëta, por ne shpresojmë që në momentet e dobëta të Teutës ta godasim dhe të shënojmë.

Kemi bërë ndryshime në Kupë, por nuk i quaj lojtarë stoli. Nuk jam i kënaqur nga skuadra dhe shpresoj ta kemi harruar, nesër kam besim se do të bëjmë maksimumin. Nuk i druhem gjykimit, në asnjë moment skuadra dhe unë nuk do t’i druhemi gjykimit. Çdo fushë që nuk ka shumë tifozë është e barabartë. Dëshiroj që tifozët të jenë të shumtë pasi të dyja ekipet japin maksimumin në fushë.

Duhet të jemi të kënaqur me pikët e marrë deri më tani, por me lojën nuk jemi të kënaqur të gjithë. Duhet të kemi vazhdimësinë, kemi patur momente të mira gjatë ndeshjes, por edhe jo të mira. 4 pikë në dy ndeshje, barazimin ndaj Laçit, një skuadër shumë të fortë nuk është keq dhe mendoj se kemi bërë mirë deri më tani.

Jemi mundur të kuptojmë se çfarë bën Teuta sa më mirë, por edhe momentet negative që ka”, u shpreh Shkëmbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy