Stefa: Manaj prej vitesh luan në mënyrë absurde, guxon mban edhe numrin 10

Stefa: Manaj prej vitesh luan në mënyrë absurde, guxon mban edhe numrin 10

Gazetari i sportit, Gjergji Stefa, në emisionin “Skaner” në MCN TV, nuk i kurseu kritikat në drejtim të Rey Manajt, për rastin e minutës së 9-të ndaj Polonisë, ku nuk pasoi për Uzunin, i cili do ishte i vetëm me portierin. Stefa tha se përveçse luan në mënyrë absurde prej vitesh, guxon që mban edhe numrin 10 mbi shpinë.

“Kemi bërë një ligj para 2 viteve, se çdo tifoz që hedh sende, do marrin dënime shembullore. Ngjarje të tilla ka ndodhur edhe në vende shumë më të mëdha dhe të moderuar se ne. Situata të tilla në ndeshje të caktuara shihen në stadiume të shumtë. Tifozi kundër policit, është një luftë që gjithmonë e fiton tifozi.

Humbja ndaj Polonisë? Për hir të së vërtetës, pritshmëritë nuk i kam pasur të mëdha. Pas ndeshjes me Izraelin në 2017, mua ekipi Kombëtar nuk më ka pëlqyer. Raste të tilla të vijnë rrallë. Manaj përveç se luan prej vitesh në mënyrë absurde, guxon dhe mban edhe numrin 10 mbi shpinë, që është shumë i rëndë për të.”, tha Stefa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy