Milanit i mjafton barazimi, 120 mijë tifozë kërkojnë biletë për transfertën me Sassuolo

Milanit i mjafton barazimi, 120 mijë tifozë kërkojnë biletë për transfertën me Sassuolo

Milani është shumë pranë për t’u rikthyer në fron në Serie A. Kuqezinjve i mjafton një barazim në sfidën e fundit me Sassuolo, për t’u shpallur kampionë të Italisë.

Pas sfidës me Atalantën, ku numri i tifozëve që kërkonin një biletë në “San Siro” kaloi shifrën e 200 mijë personave, e njëjta gjë po ndodh edhe për sfidën e fundit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, për sfidën me Sassuolon në transfertë në stadiumin “Mapei”, sapo biletat dolën në shitje, numri i tifozëve që kërkonin një biletë shkoi në 120 mijë.

Vlen të përmendet se stadiumi ka vetëm 21 mijë vende dhe pritet të “pushtohet” nga tifozët kuqezi, për të festuar titullin kampion.

Në rast se Milani fiton titullin, përveç se do të festohet në stadiumin e Sassuolo, skuadra do të zbarkojë edhe në qytetin e Milanos, për të festuar me tifozët që nuk arritën të sigurojnë një biletë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy