Aguero: Zemra ime nuk punon rregullisht, më ndalet fryma kur vrapoj

Aguero: Zemra ime nuk punon rregullisht, më ndalet fryma kur vrapoj

Sergio Aguero, pak kohë më parë njoftoi tërheqjen nga futbolli dhe shkak për këtë u bënë problemet me zemrën te argjentinasi. Duke folur për këtë, Aguero është shprehur se tani i ndalet fryma, kur fillon të luajë futboll. Gjithashtu ai deklaroi se zemra e tij nuk i punon më rregullisht.

“Nëse përpiqem të luaj futboll tani, më ndalet fryma. Ndonjëherë pyes veten nëse do të jem në gjendje të vrapoj përsëri. Ndjej sikur zemra ime nuk funksionon siç duhet.

Në fillim më dukej e tmerrshme. Kur ndodhi, mendova se nuk ishte asgjë dhe se do të isha mirë, por kur mbërrita në spital dhe më lanë në një dhomë të vogël vetëm me shumë monitorë rreth meje, e kuptova se diçka ishte keq. Pas dy ditësh qëndrimi në spital, fillova të bëhesha nervoz.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy