
Humbja e titullit në sezonin e kaluar ishte një goditje shumë e fortë për Interin pasi u mposhtën nga rivalët e përjetshëm.
Edhe në aktualin , zikaltërit po hasin vështirësi dhe nuk përjashtohet një tjetër disfatë e kësaj natyre , fakt që krijon një lloj shqetësimi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Disa lojtarëve mund t’iu ndryshojë e ardhmja shumë shpejt pasi tashmë gjigandët e kontinentit të vjetër janë hedhur në sulm për ta goditur përsëri Interin .
Eshtë Real Madridi , ekip që nuk ka të ngopur me sukseset dhe kërkon përsëritjen e tyre edhe në këtë sezon.
Figura e Carlo Ancelottit të jep për të kuptuar se ‘’ Galaktikët ‘’ mbeten një kockë e fortë dhe çdo rival do ta ketë shumë të vështirë për ti mposhtur sepse fuqizohen në çdo merkato dhe rezultatet janë të dukshme.
Alessandro Bastoni ,Nicolo Barrella dhe Milan Skriniar mbeten tre elementë kyç në skemat e Simone Inzaghit dhe Florentino Perezi do të mundohet t’ia plotësojë dëshirën ishi-t të Milanit , i cili meriton çdo sakrificë nga ana e manjatit spanjoll.
Për sa i përket italianit , duhet theksuar se është i zgjedhuri për të zëvëndësuar kroatin Luka Modric , pavarësisht se do të jetë shumë e vështirë pasi kontrata me Interin skadon në 30 qershorin e 2025-sës.
Ndërsa nënkampioni në fuqi i botës me ‘’ Trikolorët ‘’ e përfundon me të mbaruar sezoni aktual, kurse sllovaku pretendohet me ngulm edhe nga Paris St Germain dhe potenciali i Nasser Al Khealifit sigurisht ia vështirëson arritjen e objektivit Real Madridit.



