Manchester United , ofensivë për Moratan

Manchester United , ofensivë për Moratan

Në ditët e fundit Manchester United mori një goditje të fortë pasi objektivi kryesor për sulmin Cody Gapko vendosi të bëhej pjesë e Liverpoolit. 

Erik Ten Hag menjëherë ka bërë zgjedhjen e tij dhe bëhet fjalë për Alvaro Moratan .  Spanjolli u prezantua shumë mirë në Botërorin e Katarit dhe dihet botërisht se është një sulmues shumë i rrezikshëm përpara portës .

E ardhmja tek Atletico Madridi nuk është aspak e sigurtë , madje drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ ja kanë hapur dyert e largimit dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë shfaqur në këtë moment delikat të golashënuesit .

Në rastin e një oferte të konsiderueshme, kryeqytetasit mund ta pranojnë largimin e 30 vjeçarit , i cili ka mbrojtur ngjyrat e ekipeve shumë të njohura si  Real Madridi , Chelsea , Juventus apo Atletico Madrid dhe i është krijuar përsëri mundësia të rikthehet në Premier League , tek 20 herë kampionët e saj.

Eksperienca e Alvaro Moratas e bën një lojtar shumë të dëshiruar dhe këtë fakt e demostron interesi i Manchester United , ekip që po tenton prej vitesh të rikthehet tek trofetë por duhet të vijojë të japë maksimumin për tu përmirësuar vazhdimisht , sidomos gjatë merkatove .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy