Uruguai e mposhti në minutat e fundit Egjiptin, mungoi Mohamed Salah (VIDEO)

Uruguai e mposhti në minutat e fundit Egjiptin, mungoi Mohamed Salah (VIDEO)

Pas Rusisë vendit organizator edhe Uruguai ka shënuar fitore në grupin B të botërorit duke mposhtur në stadiumin "Central" të Yekaterinburg me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Egjiptit.

Megjithëse dominuan në 45 minutshin e parë, uruguaianët nuk arritën të tundin rrjetën e egjiptianëve.

Në skudrën e Egjiptit mungoi ylli i saj Mohamed Salah, pasi ende nuk e kishte marrë veten nga dëmtimi i finales së Champions League.

 

Amerikano-latinët kishin një rast të pastër me sulmuesin Edison Cavani në minutën e  23, por nuk u tregua i saktë para portës së afrikanëve duke mos e kaluar në epërsi kombëtaren e vetë.

Një minutë më vonë rast pati edhe Luis Suarez që edhe ai u tregua i ngathët para portës së “faraonëve”.

Në pjesën e dytë, sulmuesi i Barcelonës, Suarez dhe ai i Paris Saint-Germain, Cavani kishin secili nga dy mundësi të arta për të shënuar gol.

Në rastin e parë të Suarezit ndali këmba e portierit Elshenawy, i cili devijoi topin e goditur fuqishëm prej futbollistit.

Në 74 minutë, futbollisti i katalunsave u përpoq ta kaloi portierin egjiptian, i cili ia mori topin në mënyrë të pastër nga këmba.

Shtatë minuta para përfundimit të takimit portieri egjiptian, i cili është lojtari më i miri i ekipit, ndali edhe një përpjekje të Edinson Cavanit, ku ky i fundit në të 89 minutë goditi shtyllën pas goditjes së lirë.

Por, kur pritej që ndeshja të përfundonte pa gola, Jose Gimenez realizoi golin e fitores me kokë pas një harkimi të saktë të Carlos Sanchezit.

Pas kësaj, lider i grupit mbetet Rusia me tre pikë në saje të gol dallimit më të mirë se uruguaianët gjersa Egjipti zë vendin e tretë dhe Arabia Saudite në të katërtën. 

 
 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy