
Christian Pulisic vijon të jetë një ndër lojtarët që nuk e ka bindur Graham Potterin dhe merkatoja e verës me shumë gjasa do të shënojë fundin e eksperiencës në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Chelsea është ekipi që më shumë shpenzoi në atë të dimrit por edhe spastrimet luajnë një rol të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen.
Fatmirësisht për amerikanin Atletico Madridi ende shpreson se mund ta transferojë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ , ekip i cili e nisi jo mirë sezonin dhe tanimë po e merr veten edhe pse të besuarve të Cholo Simeones i mbetet një rrugë e gjatë për të bërë .
Traineri argjentinas e konsideron një lojtar cilësor 24 vjeçarin, i cili mund të tjetërsojë funksionimin e mesfushës së ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe të hedhë sa më shpejt pas krahëve ulje-ngritjet e shpeshta me ‘’ Blutë e Londrës ‘’.
Sezoni aktual është i katërti tek kryeqytetasit dhe në total ishi i Borussia Dortmundit numëron 26 gola dhe 21 asiste në 136 sfida.
Duhet theksuar se pavarësisht një fillimi jo të mirë të sezonit , Atletico Madridi mbetet një kockë e fortë në Spanjë dhe Europë dhe merkatoja e verës konsiderohet një periudhë shumë e rëndësishme për të rikuperuar terrenin e humbur në kohët e fundit.



