
Dëmtimi në gju i Florian Wirtz në të kaluarën e ka bërë edhe më të fortë mesfushorin, i cili po shkëlqen me Bayer Leverkusenin. Pas Barcelonës dhe Real Madridit , lista është zgjeruar me përfshirjen e Bayern Munchenit, fakt që evidenton se do të zhvillohet një supersfidë midis tre gjigandëve , në kampionatet respektive dhe jo vetëm . 20 vjeçari e ka nisur shumë mirë sezonin dhe numëron 3 gola dhe 3 asiste në 7 sfidat e para. Skuadra nga Mynihu nuk do të ndalet deri në transferimin e mesfushorit në ‘’ Allianz Arena ‘’ , një ndër talentët më të spikatur të Bundesligës. Nuk do të jetë aspak e lehtë për pretendentët që ta largojnë nga ‘’ BayArena ‘’ për faktin se kontrata e Florian Wirtz me të ashtuquajturit ‘’ Aspirinat ‘’ skadon në 30 qershorin e 2027-tës por insistimi i tyre tregon se Florian Wirtz mbetet një lojtar shumë cilësor. Një ndihmë e madhe për gjermanin ka rezultuar edhe tekniku Xabi Alonso, i cili i ka dhënë mbështetjen e nevojshme fantazistit nga Pulheim.



