Bastet sportive, Bezhani: Treçereku i punës do jetë në të zezë, lojërat e fatit prodhojnë më shumë para se droga

Bastet sportive, Bezhani: Treçereku i punës do jetë në të zezë, lojërat e fatit prodhojnë më shumë para se droga

Ish-presidenti i KOKSH, Viron Bezhani në ‘MCN Live’ komentoi rikthimin e basteve sportive ku deklaroi se në ligj nuk është e caktuar vendndodhja dhe largësia.

Ai tha se duhen lënë dhe bastet online dhe ato të sallave, ndërsa theksoi se më këtë ligj treçereku i punës do të jetë në të zezë. Sipas tij, lojërat e fatit prodhojnë më shumë para se droga.

Problemi për mua është që janë politikat sociale dhe nëse nuk i fusim në pikat që të thërrasim të gjithë masën. Masa ekstreme për mua është që të largohen 20-40 km larg, ndërsa ti i ke në qendër të Tiranës. Në ligj nuk është caktuar asgjë.

Ne kërkojmë të mbyllim bastet nëpër salla, lëri dhe bastet online dhe ato në salla. Bastet online është gjë pozitive se i kontrollon, por dhe ato në salla i kontrollon, sepse kështu unë mendoj se i ke hapur mundësinë që të ketë më shumë që luajnë në të zezë, sepse dhe ata që do marrin licencë, treçerekun e punës do e bëjnë në të zezë, sepse leku shkon direkt në thesar.

Problemi im është si do e pengosh fëmijën tim të mos luajë, se ai del me telefon dhe luan. Biznesmeni ka interes lekët dhe sheh që në të zezë ai thith më shumë dhe ti si mendon se do i largojë këto lekë ai, kurrë. Do them një tjetër bombë, lojërat e fatit qarkullojnë më shumë para se droga. Nëse nuk zbatohet ligji nuk bëhet asgjë, dhe si zbatohet ligji të hyjnë brenda të gjithë kapot që kanë punuar në të zezë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy