E ardhmja e Alaba-s është në Spanjë

E ardhmja e Alaba-s është në Spanjë

Para disa kohësh David Alaba hodhi drite mbi të ardhmen e tij . Austriaku deklaroi se ka menduar të iniciojë një eksperiencë të re në Europë  duke i mbyllur derën përfundimisht asaj me Bayern Munchen në përfundimin e sezonit aktual  .

Ndër pretendentët e shumtë  për të përfituar shërbimet e 28 vjeçarit janë edhe dy gjigandët spanjollë si Real Madrid dhe Barcelona  arsye  për të cilën mesfushori i mirënjohur ka refuzuar paraprakisht  Chelsean dhe Paris St Germain . 

Këtë lajm e ka konfirmuar menjëherë e famshmja italiane ‘’ SkySport ‘’ duke treguar qartazi se nxënësi i Hans Dieter Flick ka përveshur mëngët dhe po pret ofertat përkatëse për ti analizuar  me detaje me objektivin e marrjes së vendimit të duhur për zhvillimin e karrierës brilante. 

Potenciali i  Barcelonës dhe Real Madridit është shumë i madh si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë sportiv  , fakt që e bën edhe më të realizueshme ëndrrën e David Alaba-s drejt fitimit të titujve.

Duke iu referuar këtij  aspekti spanjollët  do të duhet ti garantojnë përfitimin e 18 milionë eurove në sezon David Albas  i cili i bashkangjitet një sasie të konsiderueshme në funksion të transferimit me parametra zero .

Përpos interesit të tyre tashmë topi do ti mbetet lojtarit polivalent për të vendosur se cilit projekt do ti bashkohet për të shpalosur të gjithë potencialin e tij në fushën e blertë .  

Parashikohet se një çështje e tillë do të jetë kryefjala e merkatos se verës sepse bëhet fjalë për një ndër lojtarët  më të mirë në qarkullim duke mos lënë aspak mbrapa pretendentët e tij që përfshihen prej shumë vitesh  tashmë në listën e skuadrave më prestigjoze të planetit . 

Sezoni për David Alaban vazhdon të rezultojë me ritme të kënaqshme sepse  në 35 takime ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste për shokët e skuadrës ,  statistika që me siguri do të përmirësohen me kalimin e ndeshjeve për arsye se vlerat që mbart janë të padiskutueshme .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy