
Mungesa e rezultateve në ofensivë i ka bërë edhe më të ndërgjegjshëm drejtuesit e Manchester United.
Tek anglezët duhet një ndryshim i menjëhereshëm për ta lënë pas të shkuarën.
Gjetja e një sulmuesi cilësor mbetet një prioritet absolut dhe tashmë i është vënë syri Anthony Gordon.
24 vjeçari po zhvillon sezonin e katërt në ‘’ St James Park ‘’ dhe klasifikohet ndër më të spikaturit e Premier Leagues.
Ky fakt kurrsesi s’mund të anashkalohet nga Manchester United, i cili numëron 9 gola në 29 sfida.
Influenca e tij në sulm ka bërë diferencën dhe i ka ndihmuar bardhezinjtë për të arritur objektivat të cilët janë disa pikë larg kompeticioneve europiane.
100 milionë euro thuhet se është oferta për Anthony Gordon, për të cilin është në garë edhe Liverpooli.
Bëhet fjalë për dy ekipe elite, shumë të rëndësishëm në këtë sport dhe me një histori të gjatë suksesi.
Përballë këtij interesi lojtari në fjalë duhet të bëjë një analizë të detajuar, edhe pse është pjesë e ekipit më të pasur në botë momentalisht.
Dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’ dhe ‘’ Anfield Roadit ‘’ janë hapur për nxënësin e Eddie Howe i cili parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos verore në Angli.



