
Periudha e shkëlqyer në ‘’ Benito Villamarin ‘’ në të shkuarën sigurisht ia ka rikthyer vëmëndjen drejtuesve të Real Betisit tek Dani Ceballos.
Mesfushori prej pesë sezonesh është pjesë e Real Madridit i cili rezultoi një ndër më të spikaturit tek andaluzët.
29 vjeçari mbetet një element shumë cilësor, kompetitiv, i sikletshëm për çdo rival, i cili në fakt i ka dhënë përparësi lojës së ‘’ Los Verdiblancos ‘’.
Kërkesa e llogarisë tek ‘’ Galaktikët ‘’, sidomos me rikthimin e Jose Mourinhos do të jetë edhe më e madhe dhe për çdo lojtar është i rëndësishëm aktivizimi si titullar.
Manuel Pellegrini e mirëpret në Andaluzi por duhet evidentuar se i vetmi problem për presidentin e Real Betisit Angel Haro do të jetë aspekti ekonomik.
Gjithashtu vlen të shtohet se edhe Atletico Madridi me Ajaksin do të luftojnë për shërbimet e fantazistit nga Utrera, ç’ka do të thotë se krerët e ish finalistëve të Conference Leagues duhet të lëvizin me shpejtësi.
Pavarësisht aspektit ekonomik edhe ai sentimental mund të ndikojë në këtë histori, duke qenë se tek Real Betisi e nisi karrierën si profesionist.



