
Rikthimi fuqishëm në luftën për fitimin e Scudettos vazhdon t’ia shtojë entuziazmin Interit për t'u përmirësuar akoma më shumë në merkaton verore.
Një ndër pozicionet që nuk e ka bindur mjaftueshëm Antonio Conten pavarësisht rezultateve pozitive të arritura është ai i mbrojtjes.
I konsideruar si një prej teknikëve më të mirë në qarkullim e ka përqëndruar vëmëndjen tek mbrojtësi i Napolit, Nikola Maksimovic.
Një hap i tillë është marrë duke konsideruar se Milan Skriniar dhe Andrea Bastoni vazhdojnë të pretendohen nga gjigantët e kontinentit të vjetër dhe ziklatërit kërkojnë t'i paraprijnë situatave të vështira në të cilat mund të ndodhen në të ardhmen.
Sipas "Calciomercatos", krerët e presidencës napoletane vazhdojnë të mos kenë interes për ta mbajtur edhe më gjatë në "San Paolo", duke ia lënë shtruar rrugën Interit për të përfituar shërbimet e 29-vjeçarit në merkaton e verës.
Një operacion i tillë do të rezultojë me një koeficent të lartë vështirësie për t'u realizuar nga Interi, edhe pse vlera e kartonit të Nikola Maksimovic kap shifrën e 3 milionë eurove sepse duhet të kenë parasysh se nuk janë të vetmit në këtë histori pasi Milani dhe Juventusi po ndjekin me shumë interes performancën e tij nën drejtimin e Gennaro Gattusos.
Përmirësimin konstant në qendrën e mbrojtjes, Nikola Maksimovic e ka shoqëruar me 26 takime me Napolin duke treguar në çdo ndeshje se mbetet një element i domosdoshëm për mbarëvajtjen e tij.



