Cristiano Ronaldo arrin akordin me Al Nassr

Cristiano Ronaldo arrin akordin me Al Nassr

Nga 1 janari i 2023-shit e ardhmja e Cristiano Ronaldos do të ndryshojë .

Portugezi e ka arritur marrëveshjen me Al- Nassr për dy vite e gjysëm dhe do të provojë veten në Arabinë Saudite , një kampionat i cili as që ka të krahasuar me ato ku ka luajtur në të kaluarën por shifra strastoferike që do të përfitojë e ka bindur.

Sipas ‘ Marcas ‘, në xhepat e golashënuesit do të kalojnë mbi 200 milionë euro në sezon, kontratë e cila do ta shëndërronte në futbollistin më të paguar në botë.

Pas eksperiencave me ekipe si Manchester United , Real Madridi apo Juventusi , ‘’ Cr7 ‘’ do të jetë në qendër të vëmëndjes dhe shifra e lartpërmendur është për të  fryti i një punë të jashtëzakonshme ndër vite , e cila e ka pozicionuar në një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave ishi-n e Sporting Lisbonës.

Duhet parë se si do të vijojë karriera e asit nga Madeira në një futboll ndryshe por që e ka rritur cilësinë në vitet e fundit dhe konsiderohet një destinacion për shumë lojtarë për arsye të aspektit ekonomik.

Duke njohur mentalitetin e 37 vjeçarit arrihet në konkluzionin se do të jetë një protagonist absolut dhe determinant gjatë ndeshjeve , virtyt që e ka shëndërruar në një bomber si pak të tjerë në sportin më të ndjekur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy