Neymar Junior, objektiv i Manchester United

Neymar Junior, objektiv i Manchester United

Së fundmi është përforlur në më shumë se një rast se e ardhmja e Neymar Junior mund të jetë në Europë.

 Braziliani në të shkuarën fitoi çdo trofe me Barcelonën, madje duke formuar një ndër tridentët më të frikshëm, bashkë me Messin dhe Luis Suarezin.

Kësaj rradhe drejtuesit e Manchester United kanë nisur ofensivën për ta rikthyer në kontinentin e vjetër, ndoshta në ‘’ Old Trafford ‘’. 

33 vjeçari është i ndërgjegjshëm se ne 11 qershorin e 2026-tës do të nisë Botërori i cili do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Amerikë, një ndër kompeticionet më të rëndësishëm në futboll. 

Për të qenë në lartësinë e duhur ishi i Santos duhet domosdoshmërisht të aktivizohet me një ekip kompetitiv dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ të favorizuar nga aspekti ekonomik do të tentojnë medoemos transferimin e tij në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’. 

Për më tepër krerët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues janë të gatshëm të përballojnë paga të konsiderueshme por në rastin konkret një problem mbetet mospjesëmarrja e tyre në kompeticionet europiane në sezonin aktual. 

Një transferim në Premier League do të kishte një impakt mediatik shumë të madh dhe një shans për ‘’ Ney ‘’ për tu përgatitur ashtu siç duhet me objektivin e përfaqësimit të ‘’ Seleçaos ‘’ në këtë eveniment madhor. 

Mungesa e  Manchester United në Europë sigurisht do të analizohet me detaje nga Neymar Junior por gjithsesi s’duhet përjashtuar edhe fakti se konsiderohet një ndër klubet më të pasur të botës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy