
Në orët e fundit drejtuesit e Paris St Germain kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme.
Ilya Zabarnyi është bërë pjesë e ‘’ Les Pariziens ‘’ i cili befasoi në rradhët e Bournemouth.
Transferimi i urkahinasit në ‘’ Parque de Prince ‘’ i ka kushtuar plot 66 milionë euro xhepave të Nasser Al Khelaifit, i cili sigurisht vijon ti mbështesë fuqimisht idetë e trainerit Luis Enrique.
22 vjeçari konsiderohet një ndër më premtuesit e kontinentit të vjetër, lajm i bërë me dije nga gazetari i mirënjohur Fabrice Hawkins.
Ky moment është kyç në karrierën e Ilya Zabarnyi, të cilit mund ti ndryshojë në çdo aspekt.
Të qënit pjesë e francezëve është një sfidë më vete dhe duhet me patjetër të sakrifikosh shumë për të siguruar një vend titullari në 11-shen e të ashtuquajturit ‘’ Lucho ‘’.
Duhet theksuar se ky lojtar ka eksperiencë edhe në kompeticionet europiane, kryesisht në Champions League me Dynamo Kievin, ish skuadrën e tij.
Stili i lojës përputhet mjaft mirë me atë të kryeqytetasve, i cili për më tepër shquhet edhe për faktin e të qënit solid dhe shumë i fortë në duelet një kundra një.
Tifozeria e zjarrtë e parizienëve tashmë është entuziazmuar sepse bëhet fjalë për një komponent që mund ti japë qetësinë e duhur prapavijës dhe gjithashtu do të ketë mundësinë për të fituar tituj të rëndësishëm në karrierë.



