Joao Felix qëndron tek Atletico

Joao Felix qëndron tek Atletico

 Tratativat e shumta në merkato nuk ia kanë ndryshuar destinacionin mesfushorit Joao Felix . Pistat ishin disa , ndër të cilat mendohej shkëmbimi me Antoine Griezmann për ti dhënë shansin portugezit të provojë veten tek Barcelona por duket se ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk e kanë menduar asnjëherë largimin e 21 vjeçarit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Drejtuesit e spanjollëve me në krye teknikun Diego Simeone nuk e kanë diskutuar potencialin e Joao Felix  duke e  konsideruar pjesë të së ardhmes së kryeqytetasve . 

Lajmi është deklaruar nga gazetari i njohur  italian Fabrizio Di Romano  i cili e shpreh shumë qartë se ishi i Benficas konsiderohet i paprekshëm  nga argjentinasi  i cili është i ndërgjegjshëm se më e mira do të vijë për  nxënësin e tij .

Pa dyshim se karakteristikat e lojës së Joao Felix janë një vlerë e shtuar për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të cilët do të kërkojnë të përsërisin  suksesin e sezonit të kaluar dhe pse jo mos ta zgjerojnë atë.

 Dëmtimet e pësuara se fundmi të shoqëruara  me ndryshimet e shpeshta taktike kanë ndikuar paksa në rendimentin e Joao Felix por me mbështetjen e një ndër trainerëve më të mirë ecuria e  luzitanit me siguri do të ketë të tjera rezultate gjatë sezonit .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy