Juventus, interes për Fran Garcia

Juventus, interes për Fran Garcia

Ecuria shumë e mirë e Fran Garcias në sezonin aktual natyrisht pritet të pasohet me interesin e disa ekipeve.

Juventusi është i pari ndër to, pasi traineri Thiago Motta po kërkon me ngulm përforcimin e krahut të majtë të mbrojtjes.

Largimi i mundshëm i Andrea Cambiassos gjatë merkatos së verës ka filluar ta shqetësojë trainerin brazilian, i cili është i ndërgjegjshëm se tek një ekip si ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ duhet të japësh gjithmonë maksimumin dhe se gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë.

Drupal Ad

25 vjeçari spanjoll është një element i cili meriton të merret në konsideratë pasi spikat për inkursionet drejt portave kundërshtare dhe gjithashtu është tejet efektiv në prapavijë.

Drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ nuk e përjashtojnë largimin e Fran Garcias nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, sidomos nëse Ferland Mendy rikthehet pas dëmtimit.

Javët vijuese pritet të jenë determinante për Fran Garcian dhe gjithashtu një fokus të veçantë do ta marrë edhe e ardhmja e Andrea Cambiassos tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’.

Ishi i Rayo Vallecanos është pjesë e gjigandëve të Spanjës dhe Europës prej dy sezonesh tashmë dhe në aktualin numëron 12 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy