
Bayern Muncheni si në çdo merkato tjetër edhe në atë dimërore pritet të jetë një ndër protagonistët në Europë.
Tek bavarezët gjithmonë ka vend për përmirësim, duke qenë se pretendohet fitimi i titujve të rëndësishëm si Gjermani ashtu edhe më tej.
Traineri Vincent Kompany ka një detyrë të vështirë për ta dërguar këtë klub drejt trofeve, i cili tashmë e ka deklaruar objektivin e rradhës.
Bëhet fjalë për Valentin Barcon, një komponent tejet deçiziv tek Strasbourg.
21 vjeçari është shëndërruar në një ndër më të spikaturit në Ligue 1 dhe ish rekordmenët e Bundesligës thuhet se do të insistojnë për ta transferuar në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Në disa media argjentinase dhe europiane kartoni i Valentin Barcos raportohet se i ka arrirë 40 milionë eurot, një shifër e konsiderueshme, e cila besohet se nuk do të jetë problematike për xhepat e presidentit Herbert Hainer.
Kontrata me francezët i përfundon në 2029-tën dhe me potencialin e treguar deri më tani ekspertët e konsiderojnë një risi në futbollin europian në të ardhmen e afërt.
Sipas gjasave presidenti i Strasbourgut Marc Keller do ti qëndrojë peticionit të tij pasi bëhet fjalë për një element cilësor në skemat e trainerit Liam Rosenior dhe faktikisht për Valentin Barcon periudha e janarit do të jetë kyçe për hapin e rradhës në karrierë.



