Abazi: Ndeshja me Hungarinë, “finale” për Shqipërinë, nuk na intereson barazimi

Abazi: Ndeshja me Hungarinë, “finale” për Shqipërinë, nuk na intereson barazimi

Kombëtarja shqiptare luan sot kartën e fundit për të patur shpresa për kualifikimin në botëror. Në orën 18 00 në Elbasan Arena ekipi i Edi Rejas do të ndeshet me Hungarinë, e cila po ashtu vjen nga një humbje me Anglinë.

Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares, Eduart Abazi, i cili prej vitesh punon pranë klubit të Boavistës në Portugali, tha përmes Skype për edicionin e lajmeve në MCNTV, se më shumë sesa një shans, kuqezinjtë duhet ta konsiderojnë këtë më shumë si një finale për Shqipërinë.

“Është një finale e vërtetë ku Shqipërisë nuk i intereson shumë barazimi. Janë të detyrueshme disa zëvendësime nga disa kartona të verdhë që kanë marrë disa lojtarë, shpresoj se niveli i këtyre djemve dhe i grupit duhet të jetë në maksimun dhe shpresoj që edhe ndërhyrjet që trajneri të bëj të japin maximunin e lojës.

Loja është një lojë finale, ka vlerta më të mëdhaja, të një kompeticioni në të cilën sot vendoset Shqipëria ose klasifikohet në vendin e katërt dhe poshtë ose pretendon objektivin final në të cilën pretendojmë të gjithë shqiptarët për tu paraqitur në një nga kampionatet botërore, dhe që deri më sot Shqipëria nuk ka marrë pjesë”.

Abazi, shkoj më tej dhe tha se nëse nuk arrihet një sukses i kërkuar sonte në “Air Albania”, duhet të mendohet edhe për një ndërrim të trajnerit Edy Reja.

“Unë do të thoja që trajneri është ai i pari që duhet të sakrifikohet në grup, por nuk mendoj që kjo është te trajneri, sepse nuk mendoj që kjo ka qenë gjithmonë te trajnerët në Shqipëri. Në lojë nuk flitet vetëm nëpërmjet mediave, ose nëpërmjet skemave të trajnerit, sepse e kam thënë dhe do ta përsëris gjithmonë, skema e një trajneri nuk vlen në momentin kur arbitri fillon lojën, hyn dinamika ajo e cila të detyron të bësh të gjitha skemat të cilat janë të mundshme në letër. Pra, në rastëse grupi nuk prodhon dinamikë  të përforcuar për të marrë një rezultat pozitiv, atëherë asnjë lloj skeme të çfarëdo lloj trajneri nuk i vlen. Pra, nuk është fundi i botës, por strukturat, projekte serioze afatgjate, dhe ndoshta edhe një ndërrim i trajnerit, në rastë se nuk është i përshtatshëm dhe në harmoni me grupin, me publikun, me mediat, ose edhe ne rezultatin momental, pse jo të mos largohet edhe trajneri, kur këto gjëra nuk shkojnë në rregull”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy