Martini: Keqardhje për golin e pësuar në fund, nuk e diskutoj mbijetesën

Martini: Keqardhje për golin e pësuar në fund, nuk e diskutoj mbijetesën

Trajneri i Teutës, Edi Martini, tha për MCN TV, se ndjen keqardhje për golin e pësuar në fund ndaj Laçit, ku skuadrës së tij iu hoq fitorja.

Më tej ai deklaroi se mendon për katërshen e parë të renditjes dhe jo për mbijetesën.

Ka keqardhje, sepse bëhet e dyta ndeshje që e pësojmë në fund. Erdhi për shkak të një gabimi. Fitorja na duhej, por kështu është futbolli. Ishte një mungesë përqendrimi. Portieri na ka shpëtuar në ndeshje të tjera, edhe ai njeri është e gabon. Gjynah i Zotit, ikën dy pikë. Këto na duhen. Më vjen keq për djemtë.

Bëmë dy ndërrime të detyruara. Duhet të kisha më shumë guxim dhe të hiqja një nga mesfushorët e qendrës.

Ekipin vjet e shpëtova dhe nuk u futëm në Europë. Unë mendoj vendin e katërt këtë sezon. Këmbëngul se mund të bëhet i joni. Kur pëson gola në fund, ka pesimizëm për golat e pësuar në fund. Fundin e tabelës nuk e diskutoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy