
Paraqitjet e mrekullueshme të Unai Simon në sezonet e fundit , pa dyshim janë pasuar me interesin e disa ekipeve .
Manchester United dhe Bayern Munchen pretenduan shërbimet e spanjollit por ky i fundit menjëherë i ka refuzuar pasi ka preferuar ti qëndrojë besnik Athletic Bilbaos.
Megjithatë edhe pse u pretendua edhe në Arabinë Saudite 26 vjeçari dëshiron të vijojë në ‘’ San Mames ‘’.
Objektivi i numrit një edhe të kombëtares ‘’ La Furia Roja ‘’ është zgjatja e kontratës me Athletic Bilbaon, i cili do të pasojë sulmuesin Nico Williams , një tjetër element shumë i rëndësishëm në skemat e Ernesto Valverdes.
Sezoni për vaskët po vijon me ritmin e duhur , skuadër që momentalisht renditet në zonën e Europës, me të cilën kontrata e Unai Simon mbetet e vlefshme deri në 2025-sën por objektivi i drejtuesve është zgjatja e saj.



