
Pavarësisht interesit të Liverpoolit , Real Madridit dhe Manchester City-t, në orët e fundit edhe Napoli është futur në garë për Gabri Veigan. Drejtuesit e Celta Vigos prej kohësh e kanë përcaktuar vlerën e kartonit e cila arrin 40 milionë eurot , për një ndër më të mirët në 11-shen e Rafael Benitez. Sezoni vijues do të jetë përcaktues për të ardhmen e mesfushorit e cila do te varet nga paraqitjet me bardhekaltërit. Interesi i këtyre ekipeve sigurisht ja rrit vlerat 21 vjeçarit, shumë i rëndësishëm në sezonin e kaluar me kontributin e dhënë tek ‘’ Celestet ‘’ , të cilët shpëtuan nga rënia në Segunda Division. Në sezonin e shkuar ,Gabri Veiga kontriboi me 11 gola në 39 sfida , duke rikonfirmuar rëndësinë tek të ashtuquajturit ‘’ Los Celticos ‘’.



