Liverpool refuzon Bayernin për Mane

Liverpool refuzon Bayernin për Mane

  Sadio Mane do të jetë me siguri protagonist në merkaton e verës .

Senegalezi po mendon të ndërrojë ambjent dhe Bayern Munchen vijon të shpresojë për firmosjen me sulmuesin .

Gjermanët e kanë marrë përgjigjen e parë nga ‘’ The Redsat ‘’ të cilët i kanë refuzuar për arsye se oferta prej 25 milionë eurosh është konsideruar jo e duhura .

Megjithatë duhet theksuar se kjo merkato verore do të jetë shansi i fundit i anglezëve për të përfituar nga largimi i 30 vjeçarit nga ‘’ Anfield Road ‘’ për të cilin interesohet edhe  Real Madridi me Paris St Germain . 

Në ditët e ardhshme pritet një ofertë e re nga gjigandi i Bavarisë dhe jo vetëm sepse flitet për një lojtar tejet cilësor , i cili e ndihmoi skuadrën e Jurgen Kloppit për të fituar trofe shumë të rëndësishëm në të kaluarën .

Me transferimin nga Southamptoni në merkaton e 2019-tës , Sadio Mane arriti me shpejtësi të fitonte një rol protagonisti në ofensivën e Liverpoolit ku gjeti mbështetjen e Salah dhe Firminos të cilët e kanë ndihmuar për shënimin e 120 golave dhe dhënien e 48 asisteve në 269 sfidat me skuadrën e të famshmit Jurgen Klopp.

Qëndrimi i anglezëve konsiderohet i duhuri sepse nuk është e lehtë të humbasësh një ndër më të mirët e ofensivës , sidomos kur flitet për fuqizimin e një rivali të mundshëm në Champions League në të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy