Në prag të sfidës miqësore me Suedinë, në konferencë për mediat foli Ylber Ramadani.
Mesfushori deklaroi se në kombëtare është një atmosferë e shkëlqyer dhe shtoi se humbja me Kilin duhet të harrohet.
Sipas tij, te lojtarët nuk ka aspak presion, sa i përket listës përfundimtare për Europianin e verës.
Normalisht jemi duke luajtur me kundërshtarë të nivelit të lartë. Janë ekipe që kanë forcë dhe janë një parapërgatitje për ndeshjet e Euro 2024. Sigurisht që humbja na ka zbritur me “këmbë në tokë”.
Atmosfera është fantastike në skuadër. Duhet të harrojmë ndeshjen me Kilin dhe të mendojmë për ndeshjen me Suedinë. Ata janë një skuadër e fortë dhe ne duhet të ndryshojmë qasje.
Nuk ka presion te lojtarët për listën përfundimtare, por ne duhet të tregojmë në fushë që meritojmë të jemi në listë. Grupi është më i rëndësishmi në kombëtare, edhe të jem edhe të mos jem në Euro 2024, do e mbështes Shqipërinë.



