Butrinti rikthehet në Kategorinë e Parë. Sarandjotët mposhtën në finalen e “Play-Off” Orikun, falë një goli të Mario Gurmës në minutën e 22-të.
Në “Selman Stërmasi” ishte një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet, të cilat rrezikuan në disa raste portat kundërshtare, por përveç golit të Gurmës, nuk u realizua më asnjë gol tjetër.
Butrinti rikthehet kështu në Kategorinë e Parë, duke sjellë një festë të madhe në qytetin e Sarandës, pasi bëhet fjalë për një sukses të rëndësishëm. Ndërkohë pavarësisht se shihej si favorit në ndeshjen e sotme, Oriku bie në Kategorinë e Dytë.



