Karim Benzema e ka vendosur që të vazhdojë sërish kontratën e tij me klubin e Real Madridit.
Ekipi madrilen njoftuar se ka arritur marrëveshjen me bomberin e kombëtares franceze Karim Benzeman për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021.
Los Blancos ka njoftuar se të enjten në orën 14;00, Benzema do të mbajë një konferencë për media në Santiago Bernabéu.
Benzmea ishte transferuar në Madrid në vitin 2009 nga Lyon. Ai deri më tani ka luajtur rreth 250 ndeshje me Real Madridin dhe ka shënuar 122 gola.



