
Prej kohësh është theksuar se ky sezon mund ti japë fund aventurës së Paolo Dybalas tek Juventusi pasi italianët nuk e kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës me ‘’ La Joyan ‘’ dhe ekipet me emër nuk duan ta humbasin këtë shans.
Paris St Germain duket se do të jetë një ndër protagonistët e verës dhe më i avantazhuari për të firmosur me sulmuesin i cili e përfundon ciklin në Torino në 30 qershor dhe drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ kërkojnë një zëvëndësues për Angel Di Marian.
Në rast akordi, 28 vjeçari do të mbërrijë me parametër zero në ‘’ Parque de Prince ‘’ për ti ardhur në ndihmë francezëve drejt objektivit të shumë viteve që lidhet me fitimin e Champions Leagues prej të cilit nuk do të hiqet asnjëherë dorë.
Papritur ishi i Palermos nuk ka shfaqur më të mirën në fushën e lojës duke i shkaktuar pakënaqësi, kryesisht Massimiliano Allegrit që nuk po i gjen dot formulat drejt suksesit dhe Paris St Germain kërkon të shtojë yjet në skuadër sepse synon të thyejë akullin një herë e mirë në kompeticionin më të vjetër europian për klube, që mbetet ëndërra në sirtar e kryeqytetasve .
Futbolli e ka treguar se jo gjithmonë skuadrat me yje në përbërje avancojnë dhe ky sezon ishte një leksion për të besuarit e Mauricio Pochettinos se duhet të punojnë akoma më fort për shkak të sakrificave që imponon Champions League .
Një fakt favorizues për kuq e blutë është se nëse negociatat vijojnë me sukses , kordobezi mund të bëhet pjesë e tyre me parametër zero por duhet patur parasysh se edhe Barcelona , Atletico Madridi dhe Interi janë prapa derës duke shpresuar për yllin e juventinëve që është afër përfundimit të ciklit me ish kampionët e Serisë A .



