
Skuadra e Liverpoolit kërkon të shtojë yjet në ‘’ Anfield Road ‘’ dhe pas Luis Diaz ka nisur sulmin për Aurelien Tchouamenin.
Mesfushori i Monacos prej një kohe të gjatë pretendohet edhe nga Real Madridi, Chelsea, Juventus dhe Manchester United por ‘’ The Redsat ‘’ nuk i tremben këtij fakti sepse 22 vjeçari po e impresionon çdo javë e më shume Jurgen Kloppin i cili i ka kërkuar drejtuesve për ta larguar sa më shpejtë nga ‘’ Luigji i Dytë ‘’ dhe kështu të evitojnë ndonjë surprizë të mundshme të kundërshtarëve direktë të anglezëve .
Sipas portalit prestigjoz ‘ RMC ‘ duke patur parasysh se ky operacion konsiderohet shumë i vështirë , ish kampionët e Premier Leagues dhe Champions Leagues e kanë filluar garën për t’i ofruar një të ardhme ndryshe dhe të rikuperojnë sërish protagonizmin në Angli dhe në evenimentin më të rëndësishëm europian.
Një aspekt që e favorizon Liverpoolin është se Aurelien Tchouameni gjithmonë e ka shprehur dëshirën e të luajturit në Premier League dhe kjo mundësi konsiderohet unike për tu përballur kokë më kokë me skuadrat e elitës dhe Liverpooli ja ofron plotësisht një gjë të tillë.
Britanikët treguan shumë shpejt forcën për sulmuesin kolumbian duke mposhtur Tottenhamin dhe tashmë skemave të Jurgen Klopp i nevojitet edhe një mesfushor për të zëvëndësuar brazilianin Fabinho dhe ti japë më freksi lojës së ‘’ Të Kuqve ‘’ drejt ofensivës .
Tanimë topi do të jetë në fushën e Aurelien Tchouamenit që duhet ti bëjë me gjakftohtësi llogaritë se ku i leverdis të transferohet e më pas të luftoje për trofe , të cilët janë të domosdoshëm në karrierën e çdo lojtari të njohur .



