
Napoli është mposhtur nga Spartaku i Moskës, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.
Skuadra ruse iu fal dopietës së shënuar nga Sobolev në minutat 3 dhe 28. Golin e vetëm për Napolin e shënoi Elmas në minutën e 64, por skuadra e Spallettit, nuk ia doli të shënonte të paktën edhe një tjetër gol, për të marrë 1 pikë.
Kështu Spartaku i Moskës merr kryesimin në Grupin C me 7 pikë, po aq sa Napoli i vendit të dytë, që tashmë rrezikon eliminimin, pasi ndiqet nga Legia me 6 pikë dhe Leicester me 5 pikë, dy skuadra që do të përballen mes tyre ditën e nesërme.



