Angli-Skoci nuk prodhoi gola, Starova: U kënaqa me futbollin britanik sot

Angli-Skoci nuk prodhoi gola, Starova: U kënaqa me futbollin britanik sot

Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, në rolin e specialistit të futbollit në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, është shprehur se mbeti i kënaqur nga ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë, ndonëse nuk kishte gola. Më tej Starova tha se Anglia ka një bazë lojtarësh, që mund të bëjë mirë në të ardhmen.

Sllovakia me Suedinë ishte ndeshje e bukur. Ndeshja e orës 6 nuk më pëlqeu. Vazhdoj të bindem që Kroacia nuk do ecë gjatë në Europian. U kënaqa me futbollin britanik sot. Loja që nuk na pëlqen ne, te britanikët shkon shumë, loja në ajër. Anglia është komode edhe me 4 pikë. E rëndësishme është që të kalojnë grupin. Luajnë më mirë se Skocia, por kjo nuk mjaftoi për fitore. Që ka disnivel Anglia me Skocinë, kjo është e dukshme. Ka një bazë shumë të gjerë për të ecur lart Anglia, duke parë talentet e skuadrës. Është gjë e madhe kjo. Mua ndeshja më kënaqi. Të kënaqesh me një 0-0, do të thotë që loja ka qenë shumë e bukur.”, u shpreh Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy