Haaland afër  Manchester City-t

Haaland afër Manchester City-t

 Duket se e ardhmja e Erling Haaland është zgjidhur tashmë . Sipas  britanikes ‘ Daily Mail ‘ , norvegjezi do të mbrojë ngjyrat e Manchester City-t duke filluar nga sezoni i ardhshëm . 

Kontrata që do të firmoset nga golashënuesi do të jetë e vlefshme deri në 2027-tën kundrejt 30 milionë eurove e cila do ta shëndërrojë në një ndër më të paguarit e Premier Leagues .

Më në fund ‘’ The Citiziens ‘’ duket se kanë qëlluar në shenjë me bomberin nordik i cili s’di të ndalet në çdo sfidë duke i siguruar kështu Borussia Dortmundit tre piksha me shumë vlerë .

Por shpenzimet e sheikëve s’do të mbarojnë  me kaq sepse do ti paguajnë ‘’ Verdhezinjve ‘’ edhe 75 milionë euro të cilat  i korrespondojnë klauzolës për prishjen e kontratës .

Tërheqja e parakohshme e Sergio Agueros nga futbolli  e detyroi Pep Guardiolan të kërkojë një zëvëndësues dhe kush më mirë se Erling Haaland mund ta mbushë boshllëkun që do të lërë argjentinasi i cili do të kujtohet gjatë tek Manchester City për kontributin e dhënë ndër vite.  

Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm është se ylli i futbollit modern do të vijojë hapat e babait të tij i cili në të kaluarën u aktivizua me ishullorët të cilët tashmë do të kenë më tepër shanse për të fituar Champions Leaguen , trofe që ëndërrohet prej shumë sezonesh por i famshmi ‘’ Pep ‘’ s’ka arritur ta fitojë pavarësisht të paturit në dispozicion një ekip të mbushur me yje.

28 gola në 29 sfida janë përmbledhja e këtij sezoni për Erling Haaland, për të cilin mendohej se e ardhmja do të ishte tek një ekip i elitës dhe privilegji në këtë rast do të jetë për të dyja palët.

Në këtë luftë të gjatë dhe me shumë emocione , drejtuesit e Manchester City-t janë treguar më të shkathët se Barcelona dhe Real Madridi dhe tashmë është një hap larg firmosjes me një ndër risitë e kontinentit të vjetër , lojtar i rrallë në botën e futbollit.

Për të dytin sezon rradhazi anglezët janë afër fitimit të Premier Leagues dhe do ta nisin vijuesin me objektivin primar i cili mbetet Champions League dhe me Pep Guardiolan në stol , gjithçka është e mundur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy