Manchester United përgatit spastrimet

Manchester United përgatit spastrimet

 Sforcimin ekonomik të  bërë të cilin e ka kanalizuar  me transferimet  e Jadon Sanchos dhe Raphael Varanes në ‘’ Old Trafford ‘’  tashmë  Manchester United do të mundohet ta rikuperojë me largimet për të balancuar gjendjen ekonomike.  S’duhet përjashtuar fakti se traineri Ole Gunnar Solskjaer mund ti bëjë drejtuesve të ‘’ The Red Devilsave ‘’  ndonjë tjetër  kërkesë për fuqizimin e mëtejshëm të gjigandëve të Premier Leagues . 

 Norvegjezi nuk ka mbetur i kënaqur me disa komponentë  dhe sipas Espn i ka treguar derën  .  Lista e gjatë fillon nga Dean Henderson ose David De Gea,  Jesse Lingard , Brandon Williams ,  Diogo Dalot , Alex Telles ,  Phil Jones ,  Andreas Pereira  , Daniel James  dhe Anthony Martial për shitjen e të cilëve  parashikohet se në arkat e Manchester United mund të hyjnë 100- 150 milionë euro.   

Të larguar prej shumë kohësh nga suksesi sidomos në Premier League  , kampionat të cilin trofeun e fundit e ka arritur  në sezonin 2012-2013 ,  në sezonin e ri britanikët do të fokusohen fuqishëm tek ky objektiv për të treguar  mentalitetin fitues pavarësisht se lufta  sa vjen edhe ashpërsohet ndërmjet klubeve  të njohura .

Me këtë hap të hedhur mund të konsiderohet se është vetëm  fillimi për këtë skuadër e cila kërkon sa më shpejtë ta harrojë dështimin në finalen e Europa Leagues kundër Villarealit të humbur nga pika e 11- metërshave . Lëvizjet e deritanishme theksojnë se ky cikël i vështirë për Manchester United është drejt fundit dhe se e ardhmja do të jetë ajo e ëndërruara .

 

                     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy