Dejvid Kapllani, është lojtari më i ri i Erzenit. Sulmuesi u largua nga Teuta dhe do të vazhdojë karrierën te shijakasit, aty ku trajner është babai i tij, Xhevahir Kapllani.
Te durrsakët, 21-vjçari zhvilloi 46 ndeshje duke shënuar 7 gola për tre sezone. Me Erzenin, Kapllani ka firmosur deri në vitin 2025 dhe shihet si një afrim i rëndësishëm për sulmin.
Objektivi i shijakasve është qëndrimi në Superiore dhe me afrimet në merkato, shpresojnë të ndihmojnë sadopak skuadrën.



