
Myrto Uzuni, do të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Sulmuesi i Kombëtares, do të largohet nga Granada, por pritet të qëndrojë në La Ligën spanjolle.
Interes për beratasin ka shfaqur klubi i Las Palmas. Këta të fundit duan shërbimet e Uzunit, por nuk duan të paguajnë 12 milionë euro, sa pretendon Granada.
Palët do të negociojnë për uljen e çmimit, diçka që vështirë se mund të pranohet nga drejtuesit e klubit spanjoll.



