
Ecuria e Paris St Germain deri në këtë moment të sezonit meriton duartrokitje.
Falë Luis Enriques ‘’ Les Pariziens ‘’ e kanë fituar Ligue 1, Superkupën e Francës dhe do të zhvillojnë finalen e Kupës kundër Lyonit, pa harruar edhe sfidën e sotme në mbrëmje, e vlefshme për gjysëmfinalen e kthimit në Champions League kundër Borussia Dortmundit në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Edhe pse në një moment tejet të rëndësishëm, drejtuesit po punojnë intensivisht në lidhje me merkaton e verës.
Mesfusha do të jetë prioritet për trainerin asturian, i cili mund të shkruajë për të parën herë emrin e klubit francez në librin e fituesve të kompeticionit më të rëndësishëm europian.
Mikel Oyarzabal do të jetë një ndër objektivat e spanjollit, largimi i të cilit mund të përforcojë arkat e Real Sociedadit.
Nëse kuq e blutë do ta arrijnë me sukses marrëveshjen me yllin e ‘’ Los Txiuriurdines ‘’, ndoshta do të rezultojë një ndër transferimet më të bujshëm gjatë kësaj periudhe.
Interesi i francezëve ka filluar ti entuziazmojë drejtuesit e ekipit nga San Sebastian të cilët janë të ndërgjegjshëm për potencialin e Nasser Al Khelaifit, prioriteti i të cilit është fitimi i Champions Leagues.
Nëse i referohemi 27 vjeçarit duhet theksuar se i ka qëndruar besnik ekipit të zemrës gjatë karrierës, i grumbulluar rregullisht edhe nga Luis de la Fuente tek ‘’ La Furia Roja ‘’.



