
Filip Najdovski, është largimi i parë nga Tirana. Mbrojtësit i përfundon kontrata në qershor dhe palët nuk do të rinovojnë.
Futbollisti maqedonas, është rikthyer në vendlindje dhe po shikon për një aventurë të re.
Najdovski u bashkua me bardheblutë në gusht të vitit 2020 nga Vardari. Ai ka qenë titullar i skuadrës si dhe kapiten i ekipit deri në janar të këtij viti. Najdovski me Tiranën ka fituar një titull kampion dhe një Superkupë të Shqipërisë.



