
E ardhmja e Antonio Rudiger në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ vijon e pasigurtë.
Gjermani së fundmi ka patur disa oferta nga klube në Arabinë Saudite, i cili është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin.
Kësaj situate i shtohen edhe dëmtimet e shpeshta, të cilat nuk e kanë lënë të shfaqë nivelin optimal në fushën e lojës duke e bërë edhe më të vështirë qëndrimin.
Duhet kujtuar se në 2022-shin gjermani u transferua tek ‘’ Galaktikët ‘’ dhe me kalimin e kohës arriti të shëndërrohej në një protagonist në prapavijë.
Mirëpo rënia e rendimentit është shoqëruar me shumë kritika dhe mëdyshje dhe sipas ‘ As ‘, thuhet se zgjidhja më e mirë është largimi nga kryeqytetasit.
Megjithatë, referuar cilësivë të padiskutueshme, traineri Xabi Alonso shpreson se situata e ishi-t të Romës do të ndryshojë, duke qenë se prioriteti është formimi i një prapavijë solide, për të qenë në lartësinë e një klubi si ‘’ Los Merengues ‘’.
Përveç Arabisë Saudite edhe në Premier League disa ekipe e shikojnë 32 vjeçarin pjesë të së ardhmes, i cili ka eksperiencën e duhur mbi supe për ta përfaqësuar cilindo prej tyre.
Edhe pse mund ti japë shumë shpejt lamtumirën gjigandëve të Spanjës dhe jo vetëm, kontributi i Antonio Rudiger asnjëherë s’do të harrohet nga drejtuesit dhe tifozeria e zjarrtë e tyre.



