Liverpooli, objektiv tek Psv Eindhoveni

Liverpooli, objektiv tek Psv Eindhoveni

Një prej objektivave të drejtuesve të Liverpoolit në lidhje me merkaton vijuese do të jetë fuqizimi i metrave të fundit.

Traineri Arne Slot ka vënë re ulje-ngritje në fazën e parë të këtij sezoni dhe do të mundohet që t’ia vërë pikën kësaj problematike gjatë periudhës së transferimeve.

Ricardo Pepi është shëndërruar në objektivin e hollandezit, i cili aktivizohet në rradhët e Psv Eindhovenit.

21 vjeçari nga Texas ka performuar në një nivel të lartë me gjigandët e Eredivisies, i cili ka hedhur hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur.

Aspekti fizik dhe shpejtësia në metrat e fundit e kanë ndihmuar që të arrijë me lehtësi tek golat, konkretisht 5 të tillë në 14 sfidat e sezonit aktual.

Presidenti i ish fituesve të Champions Leagues Tom Werner ka bërë gati çekun prej afro 30 milionë eurosh për golashënuesin, i cili premton shumë për të ardhmen.

Muajt në vijim do të jenë determinantë për ishi-n e Augsburgut dhe nuk përjashtohet hyrja e të tjerë pretendentëve në garë.

Dy sezonet tek Psv Eindhoveni kanë rikonfirmuar idenë se flitet për një element shumë cilësor, fakt që është përforcuar edhe me interesin e Liverpoolit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy