
Redon Xhixha, vazhdon të shkëlqejë me azerët e Qarabag, aty ku u transferua në merkaton e janarit.
Ish-sulmuesi i Tiranës, ishte protagonist këtë të diel, në miqësoren ndaj Galatasaray, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1-2.
Xhixha shënoi golin e vetëm për Qarabag në minutën e 19-të, duke barazuar përkohësisht rezultatin.
Megjithatë, ishte Mauro Icardi, i cili i dha fitoren Galatasaray, me golin e shënuar në minutën e 87-të.



