
Situata e luhatur e Eden Hazard tek Real Madridi e ka vënë në qendër të polemikave belgun . Sulmuesi ka hasur shumë vështirësi për të dhënë 100 % në fushë dhe ky fakt ka shkaktuar mëdyshje për të ardhmen në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Belgu është shumë larg atyre paraqitjeve me Chelsean dhe një faktor i rëndësishëm janë dëmtimet e shumta që nuk e kanë lënë të shijojë kënaqësinë e të luajturit për ‘’ Los Blancos ‘’. Disa sezone më përpara 30 vjeçari konsiderohej si një ndër më të mirët në sulm por kalimi në kryeqytetin spanjoll ia ka shkatërruar plotësisht karrierën dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë një tjetër rrugë për të vënë gjërat në vijë . Për këtë situatë ka menduar Jose Mourinho që vazhdon i pangopur me projektin e tij tek Roma.
Kalimi i ‘’ The Special One ‘’ në ‘’ Olimpico ‘’ i ka entuziazmuar ‘’ Verdhekuqtë ‘’ për të avancuar . Duke qenë se kanë kaluar një eksperiencë shumë të bukur tek Chelsea 30 vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën për të bashkpunuar përsëri me trainerin e mirënjohur :
“ Do të me pëlqente të vihesha përsëri nën drejtimin e Mourinhos . U ndjeva fajtor për largimin e tij nga Chelsea dhe dua që të rikuperoj kohën e humbur ‘’ , deklaroi belgu . Megjithatë sipas Calciomercatos e vetmja pengesë për këtë operacion është rroga prej 15 milionë eurosh në sezon që kërkon ekstremi . Rëndësia e tij dhe sidomos kërkesa e Jose Mourinhos implikon një sforco nga drejtuesit e Romës sepse është një lojtar që s’duhet humbur edhe pse nuk ka shijuar fatin e të qënit protagonist tek ‘’ Galaktikët ‘’.
Rendimenti në rënie i ka shkaktuar humbjen e shumë pikëve Eden Hazard i cili para disa sezonesh konsiderohej si një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim i cili i kushtoi xhepave të manjatit Florentino Perez 160 milionë euro , por me kalimin e kohës eksperienca ne Madrid ka dështuar duke ndikuar në uljen e vlerës së kartonit që aktualisht kap 40 milionë eurot .
Jose Mourinho është një motiv për çdo lojtar të madh dhe Roma ka menduar huazimin e Eden Hazard kundrejt pagës së 4 milionë eurove dhe pjesën tjetër t’ia lënë në dorë spanjollëve . Kjo pistë parashikohet si shpëtimi i vetëm sepse në të kaluarën impresionoi të gjithë botën tek Chelsea dhe për ringritjen e shpejtë i duhet mbështetja e një dore të hekurt siç është ajo e trainerit nga Setubal .
Eden Hazard ka lënë shumë pikë gjatë rrugës sidomos tek Real Madridi dhe këtë sezon e ka mbyllur me 21 ndeshje dhe vetëm 4 gola . Largimi nga 34 herë fituesit e La Ligas është vendimi i duhur sepse mbetet akoma larg paraqitjeve të së kaluarës me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ me të cilët pati fatin e fitimit të shumë titujve të rëndësishëm .



