Mohamed Salah ka qenë një nga emrat më të përfolur në ditët e fundit në merkato. Sulmuesi egjiptian, është lidhur me një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite.
Sipas raportimeve të fundit, Al Ittihad ka gati në një ofertë për Salah, për të bërë një dyshë të frikshme në sulm, me Benzema.
Megjithatë drejtuesit e Liverpool janë të prerë në vendimin e tyre. Mediat britanike, shkruajnë se Liverpool ka bërë të ditur se Salah nuk do të shitet në këtë merkato dhe do të refuzohen të gjitha ofertat në drejtim të tij.



