Duel gjigandësh në Premier League për Dumfries

Duel gjigandësh në Premier League për Dumfries

 Problemet e theksuara të Interit në aspektin ekonomik pa dyshim do ti vënë në lëvizje drejtuesit për të normalizuar situatën dhe të tentojnë arritjen e objektivave në të ardhmen .

Denzel Dumfries është një ndër nxënësit më të spikatur të Simone Inzaghit, për të cilin do të zhvillohet një supersfidë angleze.

Rinovimi i Matteo Darmian nuk i lë shteg tjetër zikaltërve veçse të analizojnë ofertat e Manchester United dhe Arsenalit për hollandezin, ekipe që shquhen për potencialin e tyre dhe mund ti japin fund problemeve në anën e djathtë të mbrojtjes.

Mikel Arteta dhe Erik Ten Hag vijojnë të shqetësuar për funksionimin e këtij reparti gjatë ndeshjeve dhe 26 vjeçari konsiderohet një element që mund të lehtësojë dhimbjet e kokës .

Tashmë ofensiva ka filluar dhe pritet që të jetë një sfidë shumë emocionuese deri në fund pasi si ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të mundohen të përfitojnë nga gabimet e njëri-tjetrit për të marrë shërbimet e Denzel Dumfries duke patur parasysh edhe problematikën e Interit.

Siç dihet Premier League është një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës dhe për lojtarin nga Roterdam italianët pretendojnë 60 milionë euro, shifër e cila nuk konsiderohet një problem për këto ekipe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy