
Kristal Abazaj është zyrtarisht lojtari më i ri i Tiranës. Palët ishin në bisedime prej kohësh, por vetëm ditën e sotme është bërë e ditur nga klubi firma me sulmuesin.
Abazaj shihet si zëvendësuesi i Redon Xhixhës, i cili me shumë mundësi do të largohet nga bardheblutë në këtë merkato dimri.
26-vjeçari e njeh mirë Superioren, pasi ka luajtur me Luftëtarin dhe Kukësin, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Istanbulspor në Turqi.



