
Vedat Muriqi u transferua te Lazio një vit më parë, por nuk arriti të lërë dot shenjë në sezonin që lamë pas. Për shkak të infektimit me Covid-19 dhe dëmtimeve, sulmuesi nuk arriti të përshtatej shpejt.
Për këtë arsye, tashmë qëndrimi i tij te skuadra kryeqytetase nuk është i sigurt, teksa përflitet edhe për një largim.
Interesimet për sulmuesin e Kosovës nuk mungojnë dhe thuhet se janë 3 klubet e interesuara për të marrë shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Valencian në Spanjë dhe për Borussia Moenchengladbach dhe Eintracht Frankfurt në Gjermani.
Të 3 këto klube e pëlqejnë shumë futbollistin 27-vjeçar dhe duan ta kenë pjesë të tyre për sezonin e ri.



