Ermal Tahiri: Reja është fiksuar me Manajn, nuk kemi luajtur asnjëherë futboll sulmues te Kombëtarja

Ermal Tahiri: Reja është fiksuar me Manajn, nuk kemi luajtur asnjëherë futboll sulmues te Kombëtarja

Ish-lojtari, Ermal Tahiri është shprehur se te Shqipëria nuk kemi parë kurrë një futboll sulmues. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri ka thënë se trajneri Reja është fiksuar me Rei Manajn në sulm.

“Më vjen mirë që iu dha mundësia Selmanit. Kështu duhet t’i jepet mundësia edhe të tjerëve. Broja mund të bëjë më mirë, pasi shikojmë që te Vitesse është ndryshe dhe ndryshe në Kombëtare. Reja është i fiksuar te Manaj, nuk e di pse nuk e provon në miqësore ndryshime në sulm, për të parë nëse mund të kemi diçka në të ardhmen. Kombëtarja punon shumë për të mos humbur. Këta janë sulmuesit, ky është niveli që kemi përpara. Reja e ka ndërtuar ekipin dhe ka besimin më të madh në këtë. Është më i sigurt për anën difensive, për sulmin është që po doli mirë doli po nuk doli, s’ke çfarë të bësh. Këtu ndryshon vetëm koncepti i lojës. Asnjëherë nuk kemi luajtur futboll sulmues.”, u shpreh Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy