Cristiano Ronaldo luajti ndeshjen e parë për Manchester United nën urdhrat e trajnerit Erik Ten Hag. Portugezi u aktivizua në pjesën e parë, në miqësoren ndaj Rayo Vallecano.
Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një veprim i sulmuesit pas përfundimit të pjesë e parë, i cili sapo u zëvendësua, u largua nga stadiumi.
Për këtë ka folur edhe trajneri holandez, i cili deklaroi se është e papranueshme ajo që bëri Ronaldo.
Unë nuk e pranoj këtë. Mendoj se është e papranueshme, për të gjithë. Ne jemi një ekip dhe duhet të qëndrojnë të gjithë aty deri në fund.
Duket se ka një krisje mes palëve që në fillim dhe kjo i shton akoma më shumë zërat për një largim të Ronaldos nga Manchester United.



