Ylli Aga: Partizani do të marrë 550 mijë euro nëse kalon Saburtalon

Ylli Aga: Partizani do të marrë 550 mijë euro nëse kalon Saburtalon

Partizani mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti në ndeshjen e parë në Gjoergji, Saburtalon 0-1, duke u afruar edhe më shumë me kualifikimin për në turin e dytë në Conference League.

Gazetari i sportit, Ylli Aga, zbuloi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Partizani do të marrë një bonus prej 550 mijë eurosh, nëse arrit ta kalojë turin e parë.

Për mua e rëndësishme është që Partizani në fillesat e një projekti të ri, arrin të marrë një rezultat pozitiv. Saburtalo kishte shumë avantazhe, sepse është në aktivitet e sipër, plus një lloj stabiliteti që kjo skuadër ka prej disa sezonesh. Partizani me disa ndryshime të rëndësishme, arrin të bëjë një paraqitje të shkëlqyer, shoqëruar edhe me rezultat. Fitorja është një bonus, për të vijuar një projekt fitues të kësaj skuadre.

Partizani do të marrë edhe një bonus financiar, ku nga 250 mijë euro që është aktualisht, vetëm kalimi i turit e çon në 550 mijë euro dhe për përqindjen që zë në buxhetin e klubit është i rëndësishëm. Nëse Partizani kalon këtë tur dhe eliminohet në turin tjetër, merr 550 mijë euro në total.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy